Zyrtarët komunalë të Obiliqit kanë njoftuar se kanë përfunduar punimet në aneksin e shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit të Epërm të kësaj komune. Sipas komunarëve, në gjysmëvjetorin e dytëm, nxënësit e kësaj pjese do të fillojnë mësimin në këto hapësira të reja.
“Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin, Ibush Mjekiqi dhe drejtorin e DKA-së, Rexhep Zeka, kanë vizituar aneksin e shkollës ‘Dr.Ibrahim Rugova’ në Mazgitin e Epërm, investim kapital i komunës së Obiliqit, tek i cili punimet kanë përfunduar sipas planit dinamik të planifikuar dhe që nga gjysëmvjetori i dytë, në këto hapësira të reja dhe moderne, nxënesit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Dr.Ibrahim Rugova’, do të zhvillojnë procesin mësimor vetëm në një ndërrim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obliqit.