Trafiku Urban ka njoftuar të gjithë qytetarët se pasi ka përfunduar maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025”, rrugët janë hapur për qarkullim.
Në njoftim bëhet e ditur se të gjitha linjat e trafikut do të funksionojnë sipas orarit të zakonshëm.
“Ju njoftojmë se Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025” ka përfunduar dhe rrugët janë hapur për qarkullim normal. Nga ky moment, të gjitha linjat e Trafikut Urban do të operojnë sipas itinerarit të rregullt dhe orarit të zakonshëm.”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban Prishtinë.