Vëmendja e qytetarëve ishte në nivel të lartë gjatë gjithë javës në vetëdijesimin për një komunikacion rrugor më të sigurt.
Java e katërt për siguri globale rrugore e kombeve të bashkuara këtë vit në Kosovë u shënua, duke filluar më 7 maj, deri më sot. Aktivitetet e shumta në vetëdijesimin e qytetarëve janë realizuar gjatë një jave në qytete të ndryshme të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoordinatore e aktiviteteve, Genta Xheladini, tha se ishte një agjendë goxha e ngjeshur brenda këtyre shtatë ditëve por me rezultate të mira në vetëdijesimin e qytetarëve në komunikacionin rrugor.
“Pa marrë parasysh gjendjes politike e cila ka mbizotëruar këto ditë në vendin tonë, vëmendja e mediave do të thotë edhe e qytetarëve në përgjithësi ka qenë në nivelin më të lartë, prandaj iu falënderojmë për bashkëpunim”, ka thënë ajo.
Zyrtari i Këshillit për siguri në komunikacionin rrugor, Aber Zhitia, tha se Ministria e Infrastrukturës, konkretisht departamenti i këshillit për siguri në komunikacionin rrugor në Kosovë gjatë javës së sigurisë por edhe gjatë gjithë muajit maj ka mbajtur aktivitete të shumta, duke filluar nga shkollat fillore dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të cilat shërbejnë si rrugë e sigurt për fëmijët e vendit, transmeton kp.
“Është duke u bërë edhe një hulumtim për njohuritë elementare të fëmijëve rreth trafikut, në të cilat frekuentojnë prej shtëpisë deri në shkollë dhe trafiku të cilët iu bjerë të ecin me prindërit e tyre apo me shoqërinë e tyre. Gjatë kësaj jave të sigurisë, Ministria e Infrastrukturës është duke bërë hulumtime rreth ulëses së fëmijëve se sa është e natyrshme të përdorë ulësen e fëmijëve, sa e vënë rripin e sigurisë kur ata janë duke vozitur”, tha ai.
Aktivitete të tilla pritet të vazhdojnë në vetëdijesimin e qytetarët dhe zvogëlimin e numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.