Ka përfunduar marrja në pyetje e Isuf Gashit nga Zyra e Prokurorit të Prokurorisë Speciale, pranë Gjykatës Speciale.
Gashi u mor në pyetje për më shumë se 9 orë në selinë e EULEX-it në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi ka thënë se ishte intervistim i gjatë dhe është pyetur për aktivitetet e tij gjatë luftës. Ai ka shtuar se i ka thënë hetuesisë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe se krimet i kryer Serbia në krye me Millosheviqin.
Komandant Baca tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Ndërsa, avokati i tij Ethem Rogova, tha se pretendimet për krime lufte ndaj Isuf Gashit janë të pabazuara.
Isuf Gashi është ish-themelues i Shtabit Rajonal të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit. I njohur me nofkën “Baca” është marrë në pyetje edhe gjatë së mërkurës nga Prokurorët e Specializuar të Prokurorisë Soeciale.
Ndaj tij gjatë vitit 2005 ishte zhvilluar proces gjyqësor nga Gjykata e UNMIK-ut, por ishte shpallur i pafajshëm.
Kjo ishte dita e dytë e intervistimit të komandant Bacës.