Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz

Në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” u mbajt manifestimi tradicional “Ndezja e flakadanëve” në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën.

“Epopeja e UÇK-së”, e cila u mbajt për nder të 19-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë nga mbarë vendi dhe rajoni, si dhe zyrtarë të lartë të shtetit të vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit, ndërsa pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, konsideroi se i gjithë aktiviteti i manifestimit “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz ka shkuar mirë. Ai shtoi se në këtë aktivitet tre ditësh të manifestimit, kryesisht ka pasur aktivitete përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Ai tha për kp se kjo ngjarje madhështore meriton të manifestohet në këtë formë, sepse është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Kosovës.