Testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.
SHSKUK-ja ka njoftuar të premten se këto ekzaminime sistematike mjekësore janë kryer konform marrëveshjes që ky shërbim ka pasur me Policinë e Kosovës.
“Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në këtë proces thuhet se ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK-ja, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.
Artikuj të ngjashëm
-
Diplomojnë 279 kadetë të Policisë së Kosovë
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
-
Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga
-
Kandidatët e kualifikuar për punësim, në pritje të "mundësive buxhetore" të QKUK-së
-
330 kandidatë i nënshtrohen testit kualifikues për 21 prokurorë të shtetit