Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfaqësuesit e lagjeve dhe të fshatrave të pakënaqur me sigurinë publike

Komuna e Prizrenit, të mërkurën, ka organizuar dëgjim publik lidhur me sigurinë publike, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë takim janë adresuar brengat dhe problemet që hasen në vendbanime, nga përfaqësues e banorë të lokaliteteve të ndryshme. Krahas tyre në dëgjim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë, përfaqësues të OJQ-ve, si dhe anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Abaz Bobaj nga Korisha ka pohuar se shqetësimi kryesor i banorëve të këtij fshati janë rastet e vjedhjeve. Përfaqësues të lokaliteteve tjera kanë veçuar problemin e sigurisë në trafik për fëmijët, ku është kërkuar shenjëzimi dhe ndriçimi publik.

Gjithashtu kanë shprehur shqetësimin për dukurinë e shitjes së cigareve me copë për nxënësit. Banorë të Zhurit kanë kërkuar patrullime shtesë të Policisë në Zhur për evitimin e dukurive kriminale.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)