Arbëri

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë diskutojnë për vettingun me Kurtin

Përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk, kanë takuar kryeministri Albin Kurtin, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe zëvendësministren e kësaj ministrie, Nita Shalën, ku kanë diskutuar për procesin e vettingut në drejtësi.

Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët, pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Përfaqësues të subjekteve politike të komuniteteve joshumicë, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi”, thuhet në komunikatë.

Në takim, në të cilin ishin të pranishëm Kryetarja e NDS, Emilija Rexhepi, Kryetari i IRDK, Elbert Krasniqi, Kryetari i KDPT, Fikrim Damka, Kryetari i LPRK, Erxhan Galushi dhe Kryetari i PAI, Etem Arifi,

Kurti pati takuar ditë më parë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për këtë temë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë. Më 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar pjesërisht opinionin për vettingun.