Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfaqësuesit e 24 kompanive të udhëtarëve Podujevë-Prishtinë e vazhdojnë grevën

Përfaqësuesit e 24 kompanive të autobusëve Podujevë-Prishtinë janë shprehur të vendosur ta vazhdojnë grevën që e kanë nisur mëngjesin e së hënës derisa të plotësohet kërkesa e vetme e tyre “heqja e taksive pa leje në këtë relacion”.

Kryetari i Shoqatës së transportuesve në relacionin Podujevë-Prishtinë-Podujevë, Beqir Mustafa, ka thënë se zyrtarët komunalë të Podujevës me të cilët janë takuar mëngjesin e së martës nuk ua kanë mbushur mendjen që ta ndërpresin grevën, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dje dhe sot inspektorët komunalë dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Transportuesve që operojnë në relacionin Podujevë-Prishtinë kanë mbajtur dy takime, ku janë dakorduar që të vazhdohet aksioni i përbashkët i inspektorëve komunalë, atyre të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës, në parandalimin e punës së transportuesve - taksive ilegalë. Në këto takime u kërkua që Policia e Kosovës të jetë më aktive në parandalimin e operimit të transportuesve ilegale”, ka thënë zëdhënës i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm