Arbër Bullakaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate në Zvicër, deklaroi se në politikë është tash e 15 vjet, me synimin që t’i çojë përpara kërkesat e bashkatdhetarëve.
Ai deklaroi të martën në “SOT” të KTV-së, se pos përfaqësimit, shqiptarët mundohet t’i ndihmojë edhe për çështjen e emigrimit dhe adaptimit.
“Tentoj t’i përfaqësoj shqiptarët sa më mirë, por t’i angazhojë edhe të tjerët. Në St.Gallen kemi shqiptarë aktivë në politikë, por deri më tani s’kemi në politikën nacionale. Jam në politikë tash e 15 vjet dhe gjithmonë jam në kontakt me shqiptarët”, deklaroi ai.
Bullakaj, që vjen nga Suhareka, tha se arsyeja pse i është futur politikës është historia shqiptare dhe ajo zvicerane, ndërsa tha se në vitet e 2000-ta, diskriminimi që iu bë shqiptarëve si emigrantë, obligoi atë të inkuadrohet në Partinë Socialdemokrate.
“I dërgova dokumentet për marrje të pasaportës zvicerane, pastaj më kanë kontaktuar disa parti, e u bëra pjesë e Partisë Socialdemokrate”, shtoi Bullakaj.
Edhe Nga fushat e përgjakura të Lindjes së Afërt te zgjedhjet në ZvicërAi potencoi se në zgjedhjet nacionale u fut vetëm për të mbushur listën, ndërsa është i pari nga partia e tij në listën e pritjes për t’u bërë deputet.
“Mediat e kanë marrë pozitivisht këtë (angazhimin politik v.j.), dhe kemi pasur një përkrahje të mirë. Bashkë me angazhimin politik, kemi arritur të futemi në disa parlamente. Në anën e profesionit kam qenë në aspektin e financave, çështja ime ka qenë se si trajtohen emigrantët. Për emigrantët ka pasur vështirësi në gjetjen e zanateve”, shtoi ai.
Bullakaj tha se në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, e në proporcion sipas tij, do të duhej që të paktën 3 shqiptarë të ishin pjesë e parlamentit nacional.
“Gjenerata e parë ende s’ka pasaportë zvicerane, me ç’rast nuk mund të më votojë, por shqiptarët mund të më mbështesin me aktivitete në fushata”, deklaroi ai, derisa shtoi se ka bashkëpunim edhe me politikanët në Kosovë.
Edhe Kundër dembelisë elektorale të shqiptarëve të Zvicrës“Kosova është e izoluar dhe duhet të lidhet me botën. Në maj vizituam Qeverinë e Kosovës ku diskutuam për lobim e për liberalizim të vizave. Deri më tani Kosova është parë si shtet i varfër, i rrezikshëm, pa potencial. Kjo ka nisur të ndryshojë, por jo sa duhet. Shqiptarëve iu ka dhënë vetëbesim që të investojnë në Kosovë”, tha Bullakaj.
Sipas tij, Kosova ka shënuar ndryshime pozitive, krahasuar me 10 vjetët e kaluara.
Bullakaj tha se Kosovën e viziton disa herë brenda ditët, me qëllime pune por edhe për të pushuar.