Përfaqësues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë morën pjesë në trajnimin “Fuqizimi i aktiviteteve të diplomacisë digjitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore”, nga datat 10-13 prill, në Bled dhe Lubjanë (Slloveni).
Në trajnimin, i cili mblodhi mbi 70 përfaqësues të marrëdhënieve me publikun, zyrtarë të komunikimit dhe diplomatë digjitalë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, të pranishëm ishin edhe diplomatë të njohur digjitalë ndërkombëtarë, ekspertë të marrëdhënieve me publikun, redaktorë të mediave digjitale dhe entuziastë të tjerë digjitalë.
Përfaqësuesit nga Kosova shkëmbyen përvojat e tyre me përfaqësuesit nga shtetet e tjera pjesëmarrëse në fushën e diplomacisë digjitale, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin konkret në këtë sektor.
Trajnimi trajtoi aspekte teorike dhe praktike të komunikimit digjital, gazetarisë digjitale, teknikave të posaçme të rrëfimit, planifikimit të komunikimit strategjik, redaktimit të videove, fotografisë dhe dizajnit. Ky trajnim evoluoi dhe avancoi të kuptuarit e teorisë së komunikimit, komunikimit digjital në rrethana krizash dhe gazetarisë digjitale, por gjithashtu ofroi një shans për të përmirësuar dhe rritur aftësitë në fushat e fotografisë, dizajnit dhe redaktimit të videove. Pjesëmarrësit u sfiduan në zhvillimin e fushatave digjitale, por diskutuan edhe fenomenin e keqinformimit, përdorimin e mediave sociale.
Produktet që kanë të bëjnë me mediat dhe marrëdhëniet me publikun dhe zhvillimi i tyre tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve veçanërisht për shkak të zbatueshmërisë së tyre në jetën e tyre të përditshme profesionale. Dita e fundit e trajnimit u zhvillua në Lubjanë dhe u përqendrua në punën ekipore, simulimet dhe prezantimet, ku pjesëmarrësit duhej të tregonin më të mirë dhe të përdornin njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimit.
Trajnimi “Fuqizimi i aktiviteteve të diplomacisë digjitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore” është i dyti i këtij lloji, pas trajnimit për diplomacinë digjitale të mbajtur në nëntor 2017 dhe përbën një avancim të bashkëpunimit mes Qendrës për Perspektivën Evropiane (CEP) dhe Departamentit amerikan të Shtetit dhe Ambasadës së SHBA-së në Lubjanë.
-
Përfaqësuesit nga Kosova në trajnimin mbi diplomacinë dixhitale në Bled të Sllovenisë
-
Kosova e Sllovenia me mundësi të gjera bashkëpunimi në fushën digjitalizimit
-
Ekspertë ndërkombëtarë në Prishtinë flasin për të drejtat digjitale
-
45 ushtarakë të Kosovës, pjesë e stërvitjes ndërkombëtare në Kroaci
-
IPKO mbyll me sukses edicionin e tretë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike – Inovacion, Partneritet dhe Qëndrueshmëri Digjitale në qendër të vëmendjes