Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se Perëndimi po kërkon që Beogradi të deklarohet rreth helmimit të ish – spiunit rus Sergei Skripal në Britani të Madhe që ka filluar të rëndojë marrëdhëniet vendeve perëndimore e Moskës.
Po ashtu nga Serbia po kërkohet që të deklarohet edhe për luftën tregtare të nisur tashmë ndërmjet SHBA-së e Kinës, transmeton Koha.net.
Duke folur për këto çështje, Daçiq ka thënë se në botë nuk po zhvillohet luftë e ftohtë, por luftë e akullt.
Ai, siç përcjell “politika” e Beogradit, ka thënë se pret ashpërsim të marrëdhënieve ndërmjet superfuqive si dhe tërheqje të diplomatëve nga të dy kampet.
Duke folur për Kosovë, Daçiq ka thënë se ajo nuk ka shans të anëtarësohet në UNESCO dhe se, sipas tij, një numër i madh vendesh po mendon për tërheqjen e njohjes së pavarësisë.
-
Daçiq: Serbia nën presion të madh, Perëndimi e dëshiron Kosovën në organizata ndërkombëtare
-
Daçiqi paralajmëron “luftë” ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Selakoviq: Perëndimi do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën që t’i kundërpërgjigjet Putinit
-
Perëndimi po e humb durimin me Serbinë për shkak të Rusisë
-
Perëndimi humb durimin, paralajmërohen masa të ashpra ndaj Serbisë