Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përdorimi i euros e bën të qëndrueshëm sistemin bankar në Kosovë

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z.Fehmi Mehmeti po merr pjesë në samitin e guvernatorëve të bankave qendrore, ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të regjionit, i cili po zhvillon punimet në Beçiq të Malit të Zi. Temë e këtij samiti është “Stabiliteti regjional financiar në ambientin e ri global”, thuhet në njoftimin për medie të kësaj banke.

Në sesionin me temën Politika monetare e vendeve të rajonit në mes të Rezervave Federale Amerikane FED dhe Bankës Qendrore Evropiane BQE, pjesë e të cilit ishte zëvendësguvernatori Mehmeti, u dhanë rekomandimet e guvernatorëve të bankave qendrore nga rajoni për ministrat e financave – me theks të veçantë tema se si mund të arrihet koordinimi më i mirë i politikës monetare dhe fiskale, cili do të jetë ndikimi i lehtësimeve kuantitative të BQE-së në politikën monetare, normat e interesit dhe kurset e këmbimit të valutave vendore në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu gjatë këtij sesioni, temë tjetër e diskutimeve ishte zgjidhja e kredive problematike si një parakusht për rritjen e aktiviteteve kredituese të bankave - përvojat nga rajoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

U potencua rëndësia e ruajtjes se stabiliteti të sistemit bankar. Mehmeti tha se meqenëse Kosova përdor euron si valutë zyrtare, ndryshimet në politikat monetare nuk paraqesin ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në Kosovë. Kjo po ashtu për faktin se partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës vazhdojnë të jenë shtetet e eurozonës dhe ato të rajonit, të cilat kanë valuta që ruajnë një kurs këmbimi mjaft stabil kundrejt euros.

Po ashtu, pjesa dërmuese e kredive dhe depozitave në sektorin bankar të Kosovës janë të denominuara në valutën euro; prandaj sektori është mjaft i mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit. Ai nënvizoi se niveli i kredive joperformuese dhe kredive me probleme në raport me gjithsej kreditë në maj 2017 u zvogëlua në 4.3% nga 5.6%, sa ishin në maj 2016, respektivisht 6.0% nga 7.2% në maj 2016.

Samiti po shtjellon temën e përfshirjes financiare, bankat e rajonit, trendet e reja në bankingun botëror.

Gjatë qëndrimit në Beçiq, zëvendësguvernatori Mehmeti është takuar me guvernatorët e bankave të rajonit, si atë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi. Pjesëmarrës të këtij samiti janë përfaqësues nga BERZH-i, bankat qendrore, ministrat e ministrive të financave, përfaqësues të bankave të rajonit, doganave dhe administratave tatimore.