Tridhjetedy konsumatorë të OSHEE janë proceduar pasi kanë abuzuar me energjinë elektrike.
Task Force ka kryer kontrolle në qarkun e Fierit: në Ballsh, Fier, Roskovec, Patos, etj.
Këta persona janë shoqëruar në polici, pas procesverbalit të hartuar nga Task Forcë e OSHEE dhe përfaqësues të policisë gjyqësore, mbi shkeljen e bërë.
Vjedhjet e konstatuara janë kryesisht përmes cenimit të matësit, ndërhyrje në matës për të manipuluar të dhënat, lidhje të paligjshme, furnizim pa pasur kontratë me OSHEE, etj.
OSHEE ofron skema lehtësuese të pagesës me këste, 1200 lek në muaj për familjet në nevojë dhe pensionistë, dhe 2800 lekë për të tjerët.
Artikuj të ngjashëm