Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për tre vjet, 11 persona kanë humbur jetën nga Ethet Hemorragjike

Gjatë viteve 2013-2016, nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në Kosovë, kanë humbur jetën 11 persona ndërsa shumë të tjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërsa sot mënyra e trajtimit është më e perfeksionuar dhe diagnoza mund të sigurohet brenda 12 orëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu është bërë e ditur në prezantimin e hulumtimit në kuadër të projektit Diagnoza dhe Mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime- Kongo, në Kliniken Infektive të QKUK-së.

Gjatë prezantimit janë shpalosur rezultatet e arritura deri tani nga ky hulumtim si dhe është folur për Biosigurinë në Kosovë në periudhën prej vitit 2013-2016 dhe prej 2017-2019.

Petra Emmerich, në prezantimin e projektit të përkrahur nga Ministria Federale Gjermane për punë të jashtme, tregoi se qëllimi kryesor i tij është sensibilizimi i qytetarëve për uljen e rreziqeve biologjike si dhe mbështetja e rrjeteve për biosiguri.

“Qëllimet tona janë: sensibilizimi për uljen e rreziqeve biologjike, mbështetja e rrjeteve për biosiguri brenda dhe në mes të shteteve partnere , forcimi i aftësisë së detektimit dhe diagnostikimit së shkaktarëve të sëmundjeve të rrezikshme në shtetet partnere…Në periudhën kohore prej2013 – 2016 janë mbështetur 19 shtete dhe jam shumë krenare që Kosova jonë ka qenë pjesë e tyre”, shtoi ajo.

Emmerich foli edhe për vazhdimin e projektit për 3 vitet e ardhshme , i cili synim kryesor ka vazhdimin e ndërmarrjes së masave për t’i ruajtur rezultatet e arritura, madje edhe për t’i përmirësuar ato.

“Qëllimet tona për 3 vitet e ardhshme në njërën anë janë vazhdimi masave të ndërmarra deri tani në mënyrë që t’i ruajmë rezultatet e arritura dhe nëse është nevoja përmirësimi i tyre. Laboratori I profesorit Kurtish Sherifi, në mjekësinë veterinare është përkrahur me pajisje të reja në mënyrë që të realizohet diagnoza në serumet e kafshëve dhe në rriqrat e mbledhura”, deklaroi ajo, raporton KP.

Në lidhje me ethet e njohura Krime Kongo, Lindita Ajazaj-Berisha, ka bërë prezantimin e rezultateve nga klinika infektive ku ka treguar se gjatë vitit 2013- 2016 nga këto ethe kanë humbur jetën 11 persona.

“Gjatë viteve 2013-2016 në klinikën infektive kanë kërkuar ndihmë mjekësore 2394 pacientë, qoftë për shkak të pickimit të rriqrave apo edhe rasteve të dyshimta për ethe hemorragjike Krime-Kongo dhe prej tyre 310 pacientë janë spitalizuar, 33 me RT- PCR, kanë rezultuar pozitiv për ethe hemorragjike Krime-Kongo, ndërsa me përfundim fatal kanë qenë 11 raste me shkallë të mortalitetit 33.3%, mirëpo gjatë vitit 2013, ndërsa për vitet 2014, 2015 dhe 2016 nuk kemi pasur asnjë rast me përfundim fatal… Ka dominuar gjinia mashkullore në 84.8% të rasteve,përkundër gjinisë femërore me 15.1% të rasteve”, u shpreh ajo.

Trajtimi i këtyre sëmundjeve sipas doktoreshës Ajazaj është bërë përmes trajtimit specifik.

Kurtesh Sherifi nga departamenti i Mjekësisë Veterinare ka treguar se hyalomma margintum është lloji më i përhapur i rriqrave në zonat tona.

Ne jemi munduar të endemike dhe jo endemike, jemi munduar që nga viti 2012 deri sot të zgjerohemi gradualisht komunë pas komune dhe të identifikojmë llojet e rriqrave dhe prej tyre kemi parë që është hyalomma marginatum si vektor hemoragjik i etheve hemoragjike Krime-Kongo, i pranishëm në zonat endemike gjithashtu i kombinuar edhe me zonat tjera”, tha ai.

Ethet hemorragjike Krime- Kongo janë sëmundje virale dhe të rënda me shkallë të lartë të fatalitetit prej 30 deri në 50% që transmetohen kryesisht përmes pickimit të rriqrave apo edhe kontaktit me gjakun dhe lëngjet trupore të pacientëve me këto ethe.

Përkundër rënies së numrit të rasteve të prekura nga këto sëmundje, në vendin tonë për periudhën e vitit 2013 2016 parandalimi dhe mbikëqyrja për këto sëmundje preferohet të vazhdohet në ritëm të njëjtë në mënyrë që personat e prekur të mund të trajtohen menjëherë dhe të mos ketë pasoja fatale.