Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, shpalli sot aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.R, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës akuzohet se ka kryer veprën penale “krimi i organizuar” nga neni 274 paragrafi 3, lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope, sipas nenit 229 paragrafi 4 nën paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Kosovës.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë, të pandehurin G.R, për veprën penale “krimi i organizuar” nga neni 274 paragrafi 3 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotrope sipas nenit 22 paragrafi 4 nën paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet e tre (3) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetepesë mijë euro (25.000)€.
I pandehuri G.R akuzohet se gjatë vitit 2010, në bashkëpunim me të gjykuarit I.K, Sh.H, F.M dhe A.L, duke vepruar si grup kriminal i strukturuar dhe organizuar, me qëllim të përftimit të dobisë pasurore kanë kryer krim të rëndë – ofrimit për shitje, të shitjes dhe transportimit të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm, në atë mënyrë që i pandehuri ka organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi, kështu që në Zvicër ia ka dhënë të gjykuarit I.K veturën dhe lejen e qarkullimit në emër të të pandehurit G.R, dhe sipas marrëveshjes e ka dërguar në Kosovë që të blejë rreth 7.5 kg narkotik të llojit heroinë dhe pastaj t’i transportojë në Zvicër për shitje.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
-
Dënohen me 12 vjet e 6 muaj burgim dhe 25 mijë euro dy persona për narkotikë
-
Afër 13 vjet burgim e 37.5 mijë euro gjobë ndaj 4 personave për trafikim me narkotikë
-
Ishte kapur me 30 kg drogë, 4 vjet burgim
-
7 vjet burg për dy prizrenas që kryen vepra penale
-
Pesë vjet burgim shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve në Kosovë