Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për tetë vjet, 15 inspektorët e mjedisit kanë shqiptuar vetëm 30 gjoba

Ndonëse miratohen ligje e udhëzime administrative të ndryshme për ruajtjen e mjedisit në Kosovë, ai vazhdon të jetë mjaftë i ndotur.

Muajin e kaluar ministri i mjedisit, Ferat Shala tha se Udhëzimi administrativ, që ekziston që nga viti 2009 do të fillojë të zbatohet.

Por për 8 vjet inspektorët kanë shqiptuar vetëm 30 gjoba, derisa nuk japin asnjë shifër për këtë muaj.

Inspektorati i Ministrisë përbëhet nga gjithsejtë 15 inspektorë, dhe Halimi thotë se këta janë të fokusuar më shumë tek ndotësit e mëdhenj.

Në Komunën e Prishtinës thonë se inspektorët janë gjithmonë në terren dhe se shqiptohen edhe shumë gjoba. Udhëzimi për gjoba mandatore dënon me 10 euro hedhësit e mbeturinave në vende të ndaluara, 5 euro është gjoba për cigare e ata që hedhin mbeturina nga veturat dënohen me 30 euro.

Në polici, pjesëtarët e së cilës tashmë kanë të drejtë të dënojnë qytetarët për shkelje të tilla, nuk kanë kthyer fare përgjigje.