Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e mirëkuptimit me Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, të përfaqësuar nga Shaban Kajtazi, për financimin e Projektit “Ndërtimi i Shtëpisë së Pensionistëve” në Mitrovicën Jugore.
Sipas komunikatës nga MPMS, qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti si dhe përcaktimi i obligimeve të MPMS-së dhe Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Mitrovicë Jugore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti synon të realizohet për vitin 2018 dhe ka një vlerë të parallogaritur prej 130,000.00 euro. Ndërkaq, këtë financim në tërësi planifikon ta bëjë MPMS nga buxheti vjetor i planifikuar për vitin 2018.
Në anën tjetër, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, sipas kësaj marrëveshje obligohet të përgatisë projekt - propozimin për ndërtimin e shtëpisë së pensionistëve në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe të ia dorëzojë MPMS për finalizim dhe aprovim.
Ministri Kamberi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shprehur optimist se brenda mundësive të lejuara, MPMS edhe në të ardhmen do të gjejë forma dhe modalitete për të përkrahur këtë kategori të merituar të shoqërisë sonë.