Shoqata Për të Drejtat e Pacientëve e ka kundërshtuar grevë e mjekëve, dhe kanë kërkuar që kjo grevë të ndërpritet sa më parë.
Sipas tyre problemet në shëndetësinë kosovare i zgjedh rritja e buxhetit.
Drejtori i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra duke e konsideruar sistemin shëndetësor të pa volitshëm u shpreh se ka një nënfinancim të theksuar për këtë sektor.
Kodra e ka konsideruar si të padinjitetshme grevën e mantelbardhëve, dhe kërkesën e tyre për rritje pagash. Madje ai ka shtuar se institucionet mjekësore që kanë hyrë në grevë nuk janë të licencuara fare.
Sipas Kodrës të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë dështuar të sjellin reformë në sistemin shëndetësor, dhe përveç financimit të ulët ky sektor po ballafaqohet edhe me keq menaxhim.
Tutje ai ka konsideruar se nuk është koha e duhur për këtë grevë prandaj ka kërkuar që ajo të ndërpritet sa më parë, transmeton kp .
Drejtori i PRAK-ut po ashtu arbitrare e ka konsideruar edhe mënyrën e grevës dhe sipas tij shërbimet emergjente duhen dhënë patjetër, pasi që nëse kjo nuk ndodh, mjekët bëjnë shkelje penale.
E anëtari i kësaj shoqate, Lumbardh Bytyqi ka thënë se duhet të bëhet një planifikim më i mirë dhe të rriten kërkesat për shërbime më cilësore e jo vetëm për paga.
Sipas tij institucionet e Kosovës duhet të implementojnë sa më parë reformën të madhe në sistemin shëndetësor.