Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkarkimin e Metës nga pozita e presidentit duhen 11 hapa

Pas miratimit në Kuvend të Rezolutës për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit, shkruan tch.

1. Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit, gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Edhe Shkarkimi i Metës – sot votohet në Kuvendin e Shqipërisë Arbëri Shkarkimi i Metës – sot votohet në Kuvendin e Shqipërisë

4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

5. Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon Kuvendit.

6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë – 3 muaj.

8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

9. Në sesionin e ri parlamentar në Kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit hetimor.

Edhe Partia Socialiste mbledh 47 nënshkrime për të shkarkuar Ilir Metën Arbëri Partia Socialiste mbledh 47 nënshkrime për të shkarkuar Ilir Metën

10. Kuvendi më pas, bazuar në këtë raport, vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

11. Votimi i Parlamentit shkon për t’u certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.