Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, të premten KRU “Prishtina” ka planifikuar ndaljen e ujit në tri rrugë në kryeqytet.
Siç është bërë e ditur nga Ujësjellësi, janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshme për intervenim të pandërprerë.
“Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e ‘Shkupit ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan), rruga ‘Mulla Zekë Bërdynaj’ dhe rruga ‘Riza Cerova’ , në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Ndërprerje uji në këto zona të Prishtinës sot
-
Të premten për gjashtë orë do të ndërpritet uji në këtë zonë në Prishtinë
-
Këto zona në Prishtinë mbesin pa ujë, shkak një rrjedhje e madhe