Mijëra objekte të ndërtuara në 14 fshatrat e trevës së Rugovës pa leje e pa pëlqim apo kushte ndërtimi nuk parashihen të legalizohen me Ligjin aktual të legalizimit.
Kjo për shkak se ende mungon plani hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, brenda të cilit gjendet Rugova prej vitit 2012, kur është miratuar Ligji për këtë park, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa këtë plan nuk mund të aplikohet as për leje ndërtimi e as për legalizim të ndërtimeve pa leje, pavarësisht se, siç tregojnë në Komunë, ka interesim të qytetarëve që të pajisen me leje ndërtimi.
Mungesa e planit hapësinor ka ndikuar që rugovasit, që nga shpallja e parkut, të mos përfitojnë as grande që ndan Qeveria e Kosovës për mbështetje të zhvillimit, ngase edhe nëse ju ndahet, ata e humbin për shkak se nuk ju lëshohet leja e ndërtimit.
Draft-plani hapësinor është hartuar në vitet 2013-2014 nga Instituti për Planifikim Hapësinor, dhe prej vitit 2014 e deri më sot ky draft-dokument me rëndësi jetike për trevën e Rugovës nuk është miratuar. Shkak për të ka qenë edhe demarkacioni me Malin e Zi.
Mungesa e planit e ka izoluar Rugovën dhe asaj ia ka mohuar shumë projekte, për këtë banorët po kërkojnë të largohen nga zona e Parkut Kombëtar, kundër të cilit kanë qenë që nga fillimi.