Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të Kosovës, Serbia kërkon hakmarrje ndaj Kosta Rikës

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar hakmarrje të madhe ndaj Kosta Rikës për shkak se ky vend e ka njohur Kosovës , transmeton Koha.net.

Për këtë hakmarrje, ai ka ftuar në tv pink dhe ajo, sipas tij, duhet të bëhet do të bëhet gjatë Botërorit në Rusi kur Serbia m Kosta Rikën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në futboll.

“Kosta Rika është vendi i parë që e ka njohur Kosovën... Ç’lidhje ka Kosta Rika me të, ata as që e dinë ku gjendet Kosova . Ata e kanë njohur për shkak se ashtu u është thënë, dhe e dimë kush u ka thënë... Vëllai i madh ... Pikërisht për këtë duhet të revanshohemi. Të gjithë kundër Kosta Rikës", ka thënë Daçiq.