Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për problemin e krijuar në Vranjevc, nuk përgjigjen as KEDS-i dhe as Ujësjellësi

Erdhi në vendlindje për t’i kaluar pushimet, por Beqir Uka po përballet me një problem.

Punimet, të cilat kompania energjetike KEDS i ka zhvilluar në lagjen “Vranjevc”, përkatësisht në rrugën “Ismet Krasniqi” lidhur me tokëzimin e energjisë elektrike, i kanë shkaktuar probleme të mëdha Beqir Ukajt, banor i kësaj lagjeje, raporton KTV.

Ai thotë se tash e një javë është duke u përballuar me këtë problem dhe për këtë është ankuar te kompanitë që merren me këto çështje.

Madje paralajmëron se do ta padisë kompaninë përgjegjëse.

Ai ka kontaktuar Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, e cila nuk i ka ofruar zgjidhje, pasi që, sipas kësaj kompanie, problemi në fjalë duhet të rregullohet nga ata që e kanë shkaktuar.

“Përgjegjësi e KEDS-it është. Ata e kanë në kontratë që çdo problem të shkaktuar duhet ta riparojnë dhe ta kthejnë në gjendjen e mëparshme ekzistuese. Nuk ka të bëjë me neve”, ka thënë Arjeta Mjeku nga KUR Prishtina.

Edhe Lajçaku njofton se “Elektroseveri” e ka nënshkruar kontratën për energjinë me KEDS-in Arbëri Lajçaku njofton se “Elektroseveri” e ka nënshkruar kontratën për energjinë me KEDS-in

Ndërkaq, KEDS-i për KTV-në ka thënë se kanë qenë të painformuar deri më sot në lidhje më këtë çështje.

“Në rastin konkret, më duhet të sqaroj se punimet aty janë kryer nga një kompani kontraktuese e KEDS-it. As KEDS-i e as kompania në fjalë deri sot nuk kanë qenë në dijeni se është paraqitur ky problem. Kontraktori është zotuar se kjo do të rregullohet në kohën me të shkurtër të mundshme. Pra, qysh sot, eventualisht deri nesër”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzala.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, përmes tokëzimit, ka vendosur një rrjet të ri elektrik në këtë lagje.