Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë pohon se kanë pranuar ankesa nga punëtorët e sektorit privat nga Komuna e Gjilanit dhe ajo e Kamenicës për shkelje të të drejtave të tyre nga punëdhënësit.
Ankesat e punëtorëve kanë të bëjnë me vonesat e pagave, puna jashtë orarit të punës, mosrespektimi i pushimit vjetor dhe pushimit mjekësor, mosrespektimi i ligjit për pushimet gjatë vikendit dhe aspekte të tjera, që kanë të bëjnë me shkeljen e Ligjit të Punës, shkruan sot Koha Ditore.
Basri Zejnullahu, udhëheqës i divizionit të koordinimit në Inspektoratin e Punës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se në vitin 2017 ata kanë kryer 567 inspektime në bizneset private, ku për mosprezantimin e dokumentacionit ata kanë shqiptuar 413 vërejtje dhe 16 gjoba për mosevitimin e parregullsive. Ai thotë se nga inspektimet, të cilat i kanë bërë, kanë evidencuar 113 punëtorë, të cilët nuk kanë pasur kontrata të punës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
KDI: Punëtorëve të sektorit privat iu shkelen të drejtat çdo ditë
-
150 mijë punëtorë në Kosovë punojnë pa kontrata pune
-
Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen
-
KDI: Shkelje të të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik
-
KDI: Trend në rritje i shkeljes së të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik