Instituti Demokrati i Kosovës (KDI) ka mbajtur një tryezë diskutimi në lidhje me të drejtat e punëtorëve, ku u publikua raporti 1 vjeçar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
Me këtë rast u tha se shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë mjaft të mëdha dhe se shteti përmes prokurimit publik është duke lejuar që të shkelen ato.
Përfaqësuesi i KDI-së, Florent Spahija tha se ky raport përmban rreth 60 raste, ku sipas tij për shkelje të të drejtave të punëtorëve në këtë raport prijnë punëtorët e sigurimit privat, raporton Ksp.
Sipas tij, shkelje të të drejtave të punëtorëve ka në të gjithë Kosovën, që kanë të bëjnë kryesisht me mos marrjen e pagës, mos pagesën e trustit dhe orarin e stërgjatur.
“Ka pasur rast ku një person ka punuar rreth shtatë muaj pa pagë në komunën e Klinës. Raste tjera, mos pagesa e trustit, kërkesa e pagës si arsye për largim, etj”, tha ai.
Edhe
KDI: Shkelje të të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik
Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi u shpreh se në sektorin privat vazhdimisht po ka shkelje. Sipas tij, pothuajse në të gjitha dispozitat e punës ka mos-respektimin të tyre, si në çështjen e kontratave, pagesës, trustin dhe orarin e stërgjatur.
Duke përmendur mungesën e kontratave të punës për punëtorët, Ibrahimi tha se kanë gjetur rreth 700 raste të tilla. Mirëpo, pavarësisht të kësaj, ai tha se ka avancim për dallim nga viti i kaluar.
-
KDI: Trend në rritje i shkeljes së të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik
-
Sektori privat vazhdon të prijë në shkeljen e të drejtave të punëtorëve, KDI i numëron ato
-
KDI kërkon nga shteti t’i forcojë mekanizmat e kontrollit për siguri në punë
-
KDI: Festo 1 Majin duke raportuar korrupsionin në vendin e punës