Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për ndotjen në Siboc fajësohet fabrika për përpunimin e perimeve, pronarët e mohojnë

Çdo ditë, përballet me gjendjen e njëjtë.

Safete Rrahmani, banore e Sibocit të Poshtëm të Podujevës, shtëpinë e ka të ndërtuar në afërsi të lumit Dumnicë.

Sipas saj, lumi po e bën të vështirë jetën e tyre.

E një situatë e tillë, sipas saj, po përsëritet tash e katër vjet.

Për këtë, banorët e Sibocit po fajësojnë një fabrikë të përpunimit të perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Edhe Për ndotjen në Siboc fajësohet fabrika për përpunimin e perimeve, pronarët e mohojnë Video Për ndotjen në Siboc fajësohet fabrika për përpunimin e perimeve, pronarët e mohojnë

Mirëpo, pronari i fabrikës e mohon një gjë të tillë.

Bekim Vokrri thotë që puna që e bëjnë ata e ndalon përdorimin e kimikateve.

Më tutje, Vokrri e fajëson Komunën e Podujevës për këtë ndotje. Kjo pasi, sipas tij, komuna ka lidhur rrjetin e kanalizimit në lumin Dumnicë.

Ndërkaq, zyrtari për informim në këtë institucion thotë që i gjithë rrjeti i kanalizimit në Podujevë derdhet në lumenj, por që ky nuk është shkak i kontaminimit të ujit.

Sipas tij, kohë pas kohe, inspektorët komunalë po kryejnë punën e tyre në teren për të gjetur shkaktarin e kësaj ndotjeje.

Në anën tjetër, edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e njoftuar me gjendjen. Ajo thotë që po bëhen inspektime të cilat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Edhe Banorët e fshatit Dumnicë ankohen se ujërat e zeza po derdhen jashtë deponisë së mbeturinave Arbëri Banorët e fshatit Dumnicë ankohen se ujërat e zeza po derdhen jashtë deponisë së mbeturinave

E për shkak të jetëgjatësisë së problemit, banorët e fshatit Siboc thonë që do të protestojnë.

Raporti i vitit 2018 i analizave -kimike të lumit Dumnica, thotë që uji i lumit ka mbetje organike dhe, bazuar në këtë, konstatohet se uji është i kontaminuar.