Komunarët e Podujevës assesi nuk po mund t’i zgjedhin menaxherët e shkollave të kësaj komune. Dy sosh vazhdojnë të udhëhiqen me ushtrues detyre për më shumë se tre vjet. Për zyrtarët e arsimit në këtë komunë arsyeja është mungesa e kandidatëve konkurrues dhe me mosplotësim të kritereve.
Por, ndryshe mendojnë zyrtarët opozitarë. Sipas tyre moszgjedhja e drejtorëve është për bërë shkak të çështjeve poltike. Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, thotë se komunarët po i mbajnë në presion konkurruesit për drejtorë të shkollave, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeverisja lokale e Podujevës e udhëhequr nga LDK me kryetar Veliun dhe drejtor të Arsimit, Avni Malokun, edhe këtë vit shkollor e filloi duke injoruar shumë kuadro arsimore dhe duke mbajtur nën presion tërë profilet e profesorëve dhe kuadrove tjera të profilit të arsimit të cilët konkurruan si për pozitën e personelit arsimor, por edhe ata për pozitat e drejtorëve të shkollave”, është shprehur Rafet Llapashtica.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.