Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për mbrojtje të fëmijëve, Kosova ka boshllëk mes legjislacionit të miratuar e zbatimit të tij

Luan Bernjashi të premten nuk e ka festuar 1 Qershorin sikurse të gjithë fëmijët tjerë.

14 vjeçari nga Karaçeva e Poshtme e Kamenicës ditë më parë vdiq nga torturat që ia shkaktoi babai i tij.

Të pa mbrojtur ligjërisht janë edhe fëmijët e tjerë, të cilëve më së shumti u cenohen të drejtat e tyre, raporton KTV.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar janë raportuar 61 fëmijë, viktimë si pasoi e dhunës në familje.

E vrasja e Luanit ka bërë që aktorët të cilët merren me të drejtat e njeriut të kërkojnë që sa më parë të aprovohet Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Në këtë ditë u kërkua që të bëhet edhe parashikimi dhe ndarja e buxhetit të nevojshëm për projektligjin, përfshirë përcaktimin e kostos së shërbimeve, burimeve njerëzore për zbatimi të ligjit, me të vetmin qëllim që ky ligj të gjejë zbatim dhe të ndikoj në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të mos bëhet në mënyrë adekuate e pranojnë zyrtarët institucional për çka kërkojnë miratimin e një ligji të veçantë.

Edhe Haradinaj:  Dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve Arbëri Haradinaj: Dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është hartuar dhe është dërguar në sekretariatin koordinues të Qeverisë për procedim të mëtutjeshëm por që nuk dihet se kur i njëjti do të dërgohet në ndonjërën nga mbledhjet për miratim.

Kryeministri Ramush Haradinaj, premtoi se do të angazhohet që të mbrojë të drejtat e fëmijëve.

Fëmijët vizitë i kanë bërë edhe Kuvendit të Kosovës.

Image