Komuna e Prizrenit për mbjelljen e drunjve dekorativë në territorin e saj në tri vitet e ardhshme ka planifikuar që t’i shpenzojë mbi 1.2 milionë euro.
Njoftimi për nënshkrimin e kësaj kontrate është publikuar në fillim të muajit tetor, ku autoriteti komunal ka bërë të ditur se vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.5 milionë euro dhe se grupi i operatorëve ekonomikë më të përgjegjshëm me çmimin më të ulët ka qenë “Qendra kopshtare” SH.P.K. dhe KNPSH “Papenburg & Adriani Company” Sh.p.k., me vlerën e përgjithshme prej 1 milionë e 223 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Isa Osmankaj nga Zyra e prokurimit e Komunës së Prizrenit ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës me këtë vlerë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale
-
Prizreni firmos kontratën për investime infrastrukturore në Parkun Ekonomik
-
PDK në Lipjan e konsideron shkelje ligjore në tenderin për rregullimin e hapësirave publike
-
Mbi 17 milion euro të planifikuara për prokurim në Prizren
-
Komuna dyfishon numrin e drunjve të mbjellë