Arbëri

PDK në Lipjan e konsideron shkelje ligjore në tenderin për rregullimin e hapësirave publike

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka akuzuar ekzekutivin e Komunës për keqmenaxhim të parasë publike.

Sipas këtij subjekti, në rrugën “Hajredin Bajrami” është shpërfillur kontrata për rregullimin e hapësirës publike në vlerë prej 105 mijë e 827 eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

PDK-ja pretendon se është dashur të mbillen gjithsej 420 drunj dekorativë me perimetër prej 22 centimetër, ndërkaq janë mbjellë vetëm 300 drunj me perimetër prej 10 centimetër.

Po ashtu, sipas PDK-së, ky projekt është dashur të mirëmbahej tre vjet nga kompania kontraktuese, mirëpo Komuna e Lipjanit për mirëmbajtjen e këtij projekti ka shpallur tender të ri, të cilin tashmë e ka fituar po e njëjta kompani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)