Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për kreun e PD-së votuan 57.5% e anëtarësisë

Komisioni i Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet për kryetarin, shkruan tch.

Sipas një njoftimi për shtyp, pjesëmarrja në 12 qarqet e vendit ka qenë si vijon:

Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë

Edhe Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave Arbëri 2 muaj më parë Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave

Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë

Edhe Përfundon numërimi i votave me postë Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Përfundon numërimi i votave me postë

Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në 12 qarqet e vendit, kanë votuar 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë, ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Edhe Numërohen votat për kandidatë në mbi 80 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Numërohen votat për kandidatë në mbi 80 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit

Numërimi ndërkaq nuk do të fillojë pa u mbledhur të gjitha kutitë e votimit në Tiranë. Rezultatet pritet të dalin nesër.

Në garë kanë qenë kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, Eduard Selami, Astrit Patozi, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj.