Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për Kosovën, propozimet “që veshët serbë nuk kanë dëshirë t'i dëgjojnë”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se është i gatshëm dhe se e di se cili është çmimi i pagesës për guxim në Serbi për të propozuar atë që veshët serbë nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë, porse është i gatshëm të hyjë në histori si dikush që të paktën është përpjekur ta zgjidhë çështjen e Kosovës, përcjell gazeta “blic” e Beogradit.

Vuçiq ka përkujtuar se në rrethin ndërkombëtar, në botë, ka shumë të tillë që e dëshirojnë arritjen e marrëveshjes, paqen, por edhe dikush që e dëshiron më pak, e tillë ka në Serbi,transmeton Koha.net.

„Motiv imi nuk është paraja, pasurimi, por përpjekja për zgjidhje të problemit. Do të luftoj që ermi im të mbetet i shënuar në histori që jam përpjekur ta zgjidh çështjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Vuçiq ka përsëritur sërish sot se do ta vizitojë Kosovën më 9 shtator.

Ai pritet të qëndrojë Mitrovicë për folur, siç tha, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe për t’ua treguar atyre orientimet rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.