Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 120 mijë për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet në Pejë.
Kjo është mbledhja e 5 e përbashkët që organizohet mes dy qeverive, ndërsa risia në fjalë ka pasur si synim bashkëpunimin mes dy vendeve.
Mbledhja e fundit mes dy qeverive është mbajtur në Tiranë, ku u arritën disa marrëveshje bashkëpunimi.
Po ashtu, Ekzekutivi vendor në mbledhjen e sotme vendosi të ndajë 600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë për zjarrfikësit e Kosovës.
Këta të fundit në një protestë para Qeverisë së Kosovës kërkuan nivelizimin e koeficienteve në nivel komunash, nivelizimin e rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, kompensim për ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit.
-
Qeveria mban mbledhje të hënën, në rend dite shpërblimi i futbollistëve dhe propozimi i dërgimit të FSK-së në Gazë
-
Qeveria ndan 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit global kundër ISIS-it
-
Qeveria ndan mbi 16 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Luginës
-
Zjarrfikësve u ndahen pagesat për orët shtesë të 2022-s
-
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse s’u paguhen shtesat për rrezikshmëri