Statistikat zyrtare e nxjerrin Komunën e Drenasit me respektim më të madh të Ligjit antiduhan. Një gjë të tillë e ka pohuar drejtuesi i kampanjës antiduhan në nivel vendi, Faik Hoti. Ai ka thënë se Komuna e Drenasit në mënyrë tipike dëshmohet si shembull për respektim të ligjit antiduhan. Sipas tij, kjo është e mundshme nëse autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave e kanë vullnetit për ta zbatuar këtë ligj, atëherë është shumë i lehtë të zbatohet.
Në raportin e Inspektoratit të Komunës së Drenasit për periudhën janar-qershor të këtij viti, midis të tjerash thuhet se janë kryer inspektime të vazhdueshme nëpër lokale, hotelie, nëpër institucione shëndetësore, arsimore për kontroll të duhanit, shkruan sot Koha Ditore.
“Gjatë kësaj periudhe kohore janë iniciuar 102 procesverbale, janë marrë 7 aktvendime, 22 gjoba mandatore, 7 kërkesa për pëlqim, 2 kërkesa për palët”, thuhet në raportin e Inspektoratit të komunës.
Aurora Berisha, drejtoreshë e Inspektoratit në Komunën e Drenasit, ka thënë se deri tashti janë shembull në nivel të Kosovës për respektim të ligjit dhe kontroll të duhanit.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ligji për duhanin vazhdon të mos respektohet
-
Institucionet zotohen për zbatim të Ligjit kundër duhanit
-
Për 20 ditë, shqiptohen rreth 200 gjoba për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
-
Rreth 150 gjoba për pesë ditë për shkelësit e Ligjit të duhanit
-
Mosrespektimi i Ligjit kundër duhanit, 12 gjoba ndaj bizneseve në rajonin e Ferizajt