Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto ka deklaruar në Beograd se është e papranueshme taksa që ka vënë Kosova ndaj produkteve serbe, njësoj siç është i papranueshëm edhe lobimi i Serbisë kundër Kosovës qoftë për pranimin në organizatat ndërkombëtare, qoftë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së saj, e citon atë B92, transmeton Koha.net.
Ai gjatë konferencës së përbashkët me nikoqirin, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij që të ndihmojë dialogun midis Beogradit e Prishtinës, duke theksuar se për një gjë të tillë ka rëndësi vullneti i mirë i të dy palëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Finlanda i kërkon Kosovës heqjen e taksës ndaj Serbisë
-
Haradinaj thotë se mori mbështetje nga Finlanda për anëtarësim në BE
-
Finlanda kërkon që taksa të lihet anash e të vazhdojë dialogu me Serbinë
-
Daçiqin e pengon prania e Kosovës në ministiralin e Helsinkit
-
Hahn i kërkon Prishtinës heqjen e taksës, e Beogradit ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës