Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për Ditën e Verës, 380 forca policie në Elbasan

380 forca policie nga Tirana dhe Elbasani do të angazhohen për festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.

Prej kësaj të henë policia e Elbasanit kalon në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Në ndihmë, krahas policëve nga Tirana do të jenë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia rrugore do të kontrollojë të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Lëviza apo parkimi i mjeteve nuk do të lejohet në këto akse rrugore:

1. Në orën 11:00 të datës 13.03.2017 do të bllokohet lëvizja dhe qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Kristoforidhit” deri tek “1 Maji”

2.Në orën 07:00 të datës 14.03.2017 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja nga Stadiumi deri tek 1 Maji

3.Nga Stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.

Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj

Artikuj të ngjashëm