Në seancën e Kuvendit të së enjtes ra në sy një debat që pati kryeministri Albin Kurti me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se krejt ajo ka ndodhur për një mocion procedural.
Bajqinovci ka thënë se opozita dhe mediat janë munduar ta portretizojnë si një çarje mes tyre, por kjo sipas tij, nuk është e vërtetë.
“Gjithçka çka është diskutuar është diskutuar për një procedurë. Kanë diskutuar për një mocion procedural. Nuk e di a ka qenë për një rezolutë apo çka. Asgjë nuk ka pas që ka thënë ashtu siç është paraqitur. Për qe ka pas nervoz, s’ka pas kurrgjë. Nuk është hera e parë që futën thika nga opozita dhe media që kinse Kurti dhe Konjufca janë në luftë. Sepse janë dy personalitetet kryesore të Lëvizjes. Njëshi dhe dyshi. Qe katër vjet, opozita pret që këta dy me pas probleme”, ka thënë ai në “Java Sonte Me Rronin”.
-
Kurti-Abdixhiku, më shumë se dy orë në takim
-
Bajqinovci pasi Haradinaj paralajmëroi protesta: Kush del në rrugë pas oligarkëve politikë
-
Kuvendi diskuton për çështjen e presidentit, opozita s'merr pjesë
-
S’ka marrëveshje për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve
-
Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve