Hedhje të aktakuzës ka kërkuar mbrojtja e deputetit Fisnik Ismaili, të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton KTV.
Prokuroria e akuzon deputetin për ngjarjet e 2015-s, që lidhen me gjuajtje gazi lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar.
Vepra e fundit penale ka të bëjë me këtë arrestim të Albin Kurtit në nëntor të 2015-s, e që, sipas Prokurorisë, Ismaili e pengoi Policinë që të kryejë detyrën e saj.
Atë kohë, bashkë me deputetët e tjerë të “Vetëvendosjes”, në krah të Kurtit ishte edhe, tani kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kundërshtonte demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Por, avokati i Ismailit thotë se me këto veprime nuk vërtetohet se ai ka penguar Policinë që të arrestojë Albin Kurtin. Për posedimin e dy bombolave të gazit, mbrojtja konsideron se nuk ka prova të mjaftueshme, sepse vërtetimi mbi marrjen e përkohshme të gjësendeve nuk është i vlefshëm.
Gjykata do të vendosë për kërkesat dhe nëse nuk e hedh poshtë aktakuzën, atëherë rasti do të shkojë në gjykim kryesor.
-
Gjykata shpall fajtor deputetin Ismaili për posedim të gazit lotësjellës
-
Seanca gjyqësore ndaj Fisnik Ismailit për lotsjellës shtyhet për 10 janar
-
Ministrat që gjuajtën me armë u dënuam me para, Ismaili për gaz 6 muaj burgim me kusht e ata të VV-së 1 vit
-
Ismaili raportoi në Polici kërcënimin që ia bëri sonte një aktivist i VV-së
-
Çfarë tha Albin Kurti në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend