Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismaili raportoi në Polici kërcënimin që ia bëri sonte një aktivist i VV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismiali, është kërcënuar nga një aktivist ose simpatizantë i Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani.

Sipas Ismailit, bisedat me këtë person kishin nisur më 25 janar, në formë të ofendimeve. Ismaili i kishte thënë se do ta paraqesë në Komision Disiplinor të Lëvizjes, e ai ishte ndalur.

Kërcënimin e kishte ndjerë sot, kur nga ky person ka marrë fotografi në zyrat e tij të kompanisë private. Detajet, Ismaili i përshkruan në një status në profilin e tij në Facebook, të cilin po e japim të plotë e pa ndërhyrje më poshtë.

Njëkohësisht, ai ka akuzuar Policinë e Kosovës për shpërndarje të lajmit.

“Ishte e vetmja që ish në dijeni për këtë lajm edhe është e TURPSHME me lëshue në medie lajme private të tilla”, thotë Ismaili.

Edhe Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq Arbëri Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq

Të nderuem miq e dashamirë,

Meqë mora shumë mesazhe lidhje me lajmin që u krijue sonte, po e ndjej veten të obliguem me ju sqarue se çka ndodhi.

Me 25 janar më kontaktoi në Facebook një simpatizant i Lëvizjes nga një fshat i Gjilanit, që pretendonte se më kishte votue, me ofendimet më të rënda ndaj meje. Duke e dijtë situatën edhe meqë kam premtue se nuk kam me u shajtë ma, posaçërisht jo me njerëz të Lëvizjes, gjatë një pjesë të madhe të ditës i kam thanë me pushue, me u ndalë, nganjëherë me edhe me ia kthye në humor ngapak me e ngucë, asnjëherë me ofendim, deri dikur gjuha e tij u ashpërsue tej mase, kur i thashë se kam me e raportue në Komision Disciplinor të Lëvizjes, u ndal menjëherë.

Nuk e raportova askund, kur e pash se u qetësue, edhe krejt shkoi normal këto ditë, deri e mora një foto nga ky person sot, në orën 19:15, në të cilën me kishte fotografue mue brenda në zyrat e Karrotës, derisa isha në takim me një mysafir, sa kishte qenë ky person i fshehun prapa veturës time.

Xhamat e zyrës time janë buzë rruge, por rruga ku gjindet zyra në Aktash është aq e koklavitun, sa që shumë vështirë e ka dikush nga Gjilani me qëllue rastësisht duke kalue andej, edhe bash kur unë qëllova i ulun aty, që ishte prej orës 17:10 - 18:40.

Edhe Një qytetar ankohet se, pa arsye, Policia e keqtrajtoi e ia drejtoi revolen Arbëri Një qytetar ankohet se, pa arsye, Policia e keqtrajtoi e ia drejtoi revolen

Ky gjest ishte i qëllimshëm, edhe i menduem pikërisht me më dhanë mesazh se "po të kqyri unë", që mbas aq shumë ofendimeve që mi ka dhanë paraprakisht, për mue është i papranueshém edhe kërrcënues. Prandej, e lajmërova policinë. Emri i personit është i njohun për policinë, bashkë me mesazhet e tij edhe fotot, të cilat s'muj i publikoj derisa janë dëshmi.

Nuk është, fatkeqësisht, lojë SHIK-u, sado që kisha dashtë me besue se është. Ky djalë është, nëse jo aktivist, simpatizant i Lëvizjes, sepse e identifikuen disa veta. Sinqerisht po shpresoj se është dikush që e ka shprehë mllefin, apo i duket vetja i fortë, e nuk është veprim i organizuem.

Mllefin që ju ka shkaktue kjo gjendje po ia kuptoj secilit. Unë jam edhe më i mllefosun, edhepse ma së paku kam faj për këtë situatë! Ju kuptoj edhe kur më shani. Unë NUK KAM me ju shajtë. Veç me m'ardhë te zyra me m'fotigrafue tinza, është e patolerueshme! Harrone që mue m'tutë najkush.

Për fund, këtë as nuk pata dëshirë me e ba lajm. Sa isha duke i dhanë deklaratë policisë, me dijeni veç të grues sime, Nitës, ky incident u ba lajm. Në mes të intervistës nisën miq me m'shkrue. Policia e Kosovës ishte e vetmja që ish në dijeni për këtë lajm edhe është e TURPSHME me lëshue në medie lajme private të tilla.

Edhe Ismaili paralajmëron tërheqjen nga politika, nëse s’bëhet deputet Arbëri Ismaili paralajmëron tërheqjen nga politika, nëse s’bëhet deputet

Unë jam mirë, për krejt ata dashamirë që me kontaktuen. Ka dy muej që i lus krejt me e ndalë këtë betejë të poshtër publike, për të cilën i fajësoj krejt, pa asnjë përjashtim. Jemi ba kokrra e marres. Dëshpërimi im s'asht tuj pasë fund. E për frikë, sonte harrone që i frikësohem dikujt. Konfliktet po i shmangi tash dy muej, ndërsa kanosjet kam me i raportue çdo herë.

Mirëmbetshi, dashamirë. Mos harroni që unë jam qaj Fisi që gjithmonë kam qenë, edhe i njajti kam me mbetë.