Si shefe e kabinetit në departamentin e Filozofisë, Hasnie Ilazi thotë se nuk është ftuar asnjëherë nga Ministria e Arsimit për hartim të teksteve shkollore.
Përderisa, përballë saj, drejtori i departamentit në zhvillimin e arsimit parauniversitar, Mustafë Kadriu pohon se e ka bërë një gjë të tillë. Madje, ai theksoi se personalisht e ka bërë një gjë të tillë.
“Qe 10 vite jam shefe e kabinetit të Filozofisë dhe nuk marrë asnjëherë telefonatë nga ju”, tha Ilazi në “Rubikon” të KTV-së .
Kadriu theksoi se ky departament nuk mund të ankohet për transparencë, ndonëse siç pohon ai, ka ekzistuar gjithmonë.
Artikuj të ngjashëm