Që nga 1 nëntori, 733 vetura me targa ilegale në veri janë konvertuar në RKS, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka njoftuar për KOHËN se të martën deri në orën 12:00 janë konvertuar 88 vetura.
Për konvertimin e veturave në veri, Ministria e Punëve të Brendshme pati thënë se ka ndodhur pasi që “sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm”.
“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste. Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës”, ka thënë javën e shkuar ministri Xhelal Sveçla.
-
1140 vetura me targa ilegale janë konvertuar në RKS që nga 1 nëntori
-
Për tetë ditë u konvertuan në RKS 1005 vetura me targa ilegale në veri
-
Sveçla: Për katër ditë 471 vetura me targa ilegale në veri u konvertuan në RKS
-
Fundi i targave ilegale
-
4200 serbë i konvertuan targat në RKS, sot përfundon afati për riregjistrim