Është dita e dytë që Sherif Bytyqi e Ahmet Ahmeti po kthehen në bankë për të parë nëse kanë dalë pensionet e tyre.
Bytyqi thotë se që nga mëngjesi kanë pritur e për të kjo është maltretim, raporton KTV.
Por, sipas tij, vonesat e tilla janë të zakonshme.
Edhe për Ahmet Ahmetin këto vonesa shkaktojnë lodhje. Për këtë, fajtor ai i lë institucionet përkatëse.
Mirëpo, sipas Departamentit për Pensione në kuadër të Ministrisë së Financave, nuk ka vonesa.
Bahri Xhaferi, Drejtor i Departamentit për Pensione, ka thënë se Ministria e Financave i ka ndarë mjetet sikurse çdo muaj tjetër, por ka pasur një problem me sistemin kur janë dërguar mjetet në Bankën Qendrore të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
BQK-ja dhe MPMS-ja pajtohen t’u mundësojnë pensionistëve tërheqjen e pensioneve përmes kartelave bankare
-
Bizneset ankohen për vonesa në terminale doganore
-
Jakaj: Nuk ka asnjë normë ligjore e cila e ndalon kthimin e mjeteve të pensionistëve
-
Pensionistët kërkojnë ligje jodiskriminuese
-
Qindra pensionistë pa pension shkaku i moslajmërimit, udhëzohen t’i ndjekin rrugët ligjore