Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pensionistet pejane rizbulojnë buzëqeshjen e rinisë

Qëndrimi tërë ditën në shtëpi duke kryer vetëm rolin e amvises dhe në pritje të shtimit të rrudhave në fytyrë pa i luftuar ato me buzëqeshje, nuk është pjesë e përditshmërisë e mbi 100 grave pensioniste të Pejës. Ato kanë gjetur sërish motivacionin që t’i mbushin me plot jetë ditët e pleqërisë.

Pavarësisht sfidave të shumta që iu shfaqen, ato që nga nëntori i vitit të kaluar janë vetorganizuar në shoqatën e themeluar, në të cilën sërish kanë zbuluar qeshjen, kënaqësinë argëtimin..., që janë zbehur gjatë rrugëtimit deri në moshën që kanë arritur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çdo mëngjes ato i gëzohen pirjes së kafesë së bashku në katin e tretë të objektit të Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, ku është e sistemuar kjo shoqatë në dy zyra.

Shpesh i praktikojnë takimet në zyre dhe pastaj së bashku dalin të pinë kafe diku në qytet buzë Lumëbardhit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm