Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërfillet kërkesa e pensionistëve për rinovim të objektit të vjetër në Pejë

Shoqatat pensioniste dhe të invalidëve të punës aktualisht s’kanë hapësira të duhura ku t’i kalojnë orët e ditës në objektin e ndërtuar para gjysmë shekulli.

Vit pas viti kërkesat e tyre i janë adresuar Komunës për rinovimin e objektit të tyre, që gjendet afër Fakultetit të Biznesit (ish- komercialja), shkruan sot “Koha Ditore”.

“Për të disatën herë po i dërgojmë kërkesa Komunës për përmirësimin e kushteve këtu ku jemi. Herën e fundit e kemi dërguar kërkesën në fillim të muajit të kaluar, por përgjigje nuk kemi pasur prej Komunës e as nuk marrim ndonjë mbështetje financiare nga Komuna”, ankohet Fetie Basha, kryetare e Shoqatës së Pensionisteve. Ajo tregon se për shkak të kushteve të këqija që i kanë aty, nuk mund të zhvillojnë as aktivitete.

Muret e dhomave të kësaj shoqate në katin e dytë kanë edhe lagështi për shkak të çatisë së dëmtuar nga vjetërsia. Për të penguar rrjedhjen e ujit brenda, pensionistet tregojnë se kanë dhënë para nga pensionet e veta për ta ndreqë një pjesë të çatisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)