Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend ka vendosur që të lirojë gjithë përfituesit e rregullt të skemave pensionale dhe kategoritë e tjera nga paraqitja në zyra përkatëse për qëllime evidentimi.
Po ashtu Murati ka marrë vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet që nga muaji prill i këtij viti kanë pasur afatin për riaplikim.
“Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet nga MF-ja.
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Qeveria thotë se kush nuk do që t’i marrë 100 eurot mund të heqë dorë
-
Murati: Pensionistët serbë mund t’i përdorin llogaritë e tyre bankare për ndihmë nga Serbia
-
Qeveria fton pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv
-
Murati: Vazhdojnë vizitat për pensionistët mbi 80-vjeç dhe ata me probleme shëndetësore