Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të enjten e 15 shkurtit, të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do t’i marrin pensionet nga Thesari i vendit në llogaritë e tyre bankare, ashtu siç ka ndodhur çdo muaj.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Murati ka thënë se të njëjtat llogari mund të përdoren gjithashtu për të marrë ndihma nga Serbia.
Sipas tij, Beogradi dëshiron ta vazhdojë mënyrën e vjetër të transferimit të parave, duke mos ua ditur prejardhjen.
“Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo 15 të çdo muaji. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar ai.
Tomorrow all Kosova-Serb pensioners will receive their pension from Kosova’s Treasury into their bank account, as they do every 15th of each month.
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) February 14, 2024
Same accounts could be used to receive aid from Serbia.
But Belgrade wants to continue transfers of untraceable cash.
-
Murati: Rreth 700 mijë përfitues të shtesave, 60 qytetarë hoqën dorë nga to
-
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë
-
Bislimi: Mbi 26 mijë pensionistë serbë kanë llogari në euro, marrin pensione nga Kosova
-
Murati e quan propagandë të Beogradit “prishjen” e raportit me SHBA-në
-
Murati: S’mund të lejojmë që miliarda dinarë serbë të futen pa autorizim