Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pendarovski: BE të caktojë datën për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, deklaroi se pret nga Bashkimi Evropian lidership dhe vendosmëri në përcaktimin e datës për bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij.

"Është një kombinim fitues për të gjithë palët e interesuara", tha Pendarovski, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të mbetet konsistent kur vjen puna te pritjet e larta që ka krijuar mes qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Nëse Maqedonia Veriore dhe Shqipëria nuk marrin një datë për bisedimet e anëtarësimit, dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk merr një mendim pozitiv për kërkesën për anëtarësim, në vend të përparimit thelbësor në rajon, do të përballemi sërish me zhgënjimin", porositi Pendarovski.

Sipas tij, çdo shtyrje shtesë e negociatave do të shkelë besueshmërinë e Bashkimit Evropian, do të demotivojë qytetarët, do të ngadalësojë procesin e reformave dhe do të ndikojë negativisht në stabilitetin në rajon.

"Jemi të gatshëm të fillojmë negociatat e pranimit me BE. Anëtarësimi në BE dhe NATO është interesi më i lartë strategjik. Shpresoj që BE të ndjekë shembullin e NATO-s dhe të sugjerojë një datë për fillimin e negociatave," tha Pendarovski./kp