Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peja shpërfill studimet për projektin kundër rrëmujës në trafik

Ngarkesat e mëdha dhe kolonat e gjata të makinave në rrugën kryesore të Pejës nga rrethrrotullimi i madh rrugor midis rrokaqiellit e gjykatës, e deri të trekëndëshi rrugor që ndan rrugët për qendër të qytetit dhe për në spital, vazhdojnë të jenë shqetësuese për qytetarët e Pejës.

Megjithëse problemi është i njëjtë prej sa vjetësh, deri tashti Komuna ende s’ka zgjedhje, pavarësisht hulumtimeve dhe studimeve të shumta që janë kryer nga organizata të ndryshme vitet e kaluara në terren me projekte, të cilat edhe kanë identifikuar pikat problematike në trafikun e qytetit, sidomos në qendër të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa hulumtimi dhe matjet e fundit janë kryer saktësisht para një viti, por deri tashti, Komuna nuk ka intervenuar askund bazuar në rekomandimet e dala për pikat më të ngarkuara në qytet dhe mundësinë e intervenimit të drejtë për përmirësimin e qarkullimit.

Me këtë projekt të përfunduar në marsin e vitit të kaluar nga organizata zvicerane “HELVETAS Swiss Intercooperation”, me programin e saj “DEMOS”, ishin bërë matjet në 32 pika në tërë zonën urbane të Pejës gjatë periudhës së verës dhe dimrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm