Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u ka bërë thirrje fermerëve të mos i djegin hamulloret, pas raportimeve se në disa komuna ka pasur djegie të tilla.
Përmes Facebookut, Peci shkruan se djegia e hamulloreve përpos që shkakton ndotje të ambientit, rrezikon edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaftë të larta, prandaj edhe djegia e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve”, thuhet në njoftim.
Ministri i BPZH-së thotë se pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegieve së hamulloreve, janë të detyruar të shqiptojnë masa ndaj personave që kryejnë këtë veprim.